Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Bashkimi njofton se ka ndarë rrugët me Edin Kërveshin – AsistiOnline
Basketboll

Bashkimi njofton se ka ndarë rrugët me Edin Kërveshin

Prishtinë(AsistiOnline) – Edin Kërveshi më nuk është trajner i Bashkimit.

Klubi prizrenas ka njoftuar para pak minutash se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Kërveshi.

”Klubi njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Edin Kërveshi. Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më sot”, shkruan njoftimi i klubit portokalli.

Në njoftim poashtu shkruan se deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmëstrajneri Elbesar Gështenja.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.