Basketboll

Rezultatet e dobëta: Istogu largon tre të huaj, përforcohet me një amerikan

Prishtinë(AsistiOnline) – Forma e dobët e Istogut ka bërë që drejtuet e klubit të ndërhyjnë në merkato me tri largime dhe një ardhje të re.

Klubi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me tre amerikanët, Devante Cooper, Kahlon Whitley e Mattew Lang.

Ekipit si transfer ju është bashkuar amerikani, DaQuan Brooks i cili luan në pozitën e organizatorit dhe është i gjatë 177 centimetra.

Ekipi i tij i fundit është Gigantes nga Venezuela tek të cilët në 21 ndeshje ka pasur mesatare prej 13.8 pikë, 5.2 asiste e 2.5 kërcime.

Brooks ka luajtur edhe në Kanada, Turqi, Kili, Katar, Arabi Saudite, Republikë Dominikane etj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.