Basketboll

Ish trajneri qipriot i Prishtinës e demanton Marmarinos për deklaratat kundër Kosovës

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i Sigal Prishtinës dhe i Kombëtares Shqiptare të Basketbollit, Antonis Konstantinides ka reaguar ndaj deklaratave skandaloze të Christos Marmarinos për basketbollin e Kosovës.

Në një replikë që e ka pasur me ish trajnerin e Proton Cable Prizrenit, Arbnor Rifati, Konstantinides ka thënë se deklarimet e Marmarinos nuk janë të vërteta, pothuajse shumica e tyre.

Qiprioti ka shtuar se Marmarinos nuk ka asnjë respekt për Kosovës dhe komentet e tij janë arrogate. Marmarinos ka kritikuar edhe FBK-në në përzgjedhjen e selektorëve për Kosovës, duke ju kujtuar se herave të tjera duhet të jenë më të kujdesshëm se kë e emërojnë trajner të Kombëtares.

Trajner ke plotësisht të drejtë. Unë kam punuar edhe në Kosovë dhe sigurisht që kjo që tha trajneri grek sigurisht që nuk është e vërtetë. Të paktën në një pjesë shumë të madhe nuk është e vërtetë. Asnjë respekt nga ana e tij për vendin dhe shumë arrogancë nga ana e tij. Herën tjetër Federata juaj duhet të jetë më e kujdesshme se cilin trajner do t’i japë kombëtares”, ka shkruajtur Konstantinides.

/AsistiOnline.com/

LEXO EDHE:

Marmarinos tallet shumë keq me basketbollin e Kosovës, nuk lë të zezë pa folur

Rifati i reagon Marmarinosit pas akuzave të tij për basketbollin kosovar

 

Komentet janë të mbyllura.