Basketboll

Marmarinosit i reagon ashpër edhe trajneri Illmen Bajra

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një reagim ka ardhur ndaj deklaratave skandaloze të ish selektorit të Kosovës A në basketboll, Christos Marmarinos.

Kësaj rradhe ka reaguar ish ndihmës trajneri i Përfaqësueses A të Kosovës, Illmen Bajra në shkrim të gjatë të cilin e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Bajra ka deklaruar se Marmarinos ka shprehur mendime negative dhe degraduese lidhur me kushtet, nivelin e lojtarëve dhe përgatitjen e përfaqësueses së Kosovës dhe se këto deklarata janë të pamotivuara dhe të papërgjegjshme.

Trajneri prizrenas shprehet i bindur se gjatë kohës së tij në Përfaqësuese, me stafin dhe lojtarët kanë punuar me përkushtim dhe profesionalizëm.

Bajra ka shtuar se kritikat e Marmarinos, duke etiketuar lojtarët tanë si amatorë dhe duke shpifur për kushtet e stërvitjes, janë të papranueshme. Ai thotë se kanë punuar në një mjedis ku kanë vlerësuar profesionalizmin dhe kanë investuar në trajnimin dhe përgatitjen e lojtarëve tanë.

Bajra në reagimin e tij ka prekur edhe deklaratat e Marmarinos lidhur kinse me mungesën e kulturës sportive dhe njohurinë e lojtarëve lidhur me figurat ikonike si Michael Jordan e që sipas tij janë thjesht absurde. ”Lojtarët tanë janë të përfshirë në skenën ndërkombëtare dhe njohin vlerën e tyre në botën e basketbollit”, ka thënë Bajra.

Krejt në fund të reagimit, Bajra ka insistuar se Marmarinos është komentator e jo trajner basketbolli.

Ndiqni deklarimin e plotë të Illmen Bajrës:

 

 

Komentet janë të mbyllura.