Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
REAGON AGON FEHMIU: TURP! – AsistiOnline
Basketboll

REAGON AGON FEHMIU: TURP!

Agoni e ka kontaktuar Marmarinosin duke kërkuar sqarim dhe kërkim-falje

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas deklaratave skandaloze të ish selektorit të Kosovës, Christos Marmarinos lidhur me basketbollin e Kosovës, ka ardhur edhe reagimi i njërit prej kontribuesve më të mëdhenj në basketbollin e Kosovës, Agon Fehmiut.

Agoni si drejtor i sportit në platformën Artmotion dhe themelues i emisionit të vetëm dhe ekskluziv për basketboll në trojet shqiptare, ka reaguar ashpër ndaj intervistës së Marmarinos dhe e ka dënuar ashpër gjuhën e skautit grek.

Për më tepër, lexojeni reagimin e tij:

”Pas verifikimit të lajmit se Christos Marmarinos ish-selektori i Kosovës i cili aktualisht po punon si skaut për Sacramento Kings, ish skaut edhe i Olimpiakosit, kishte dhënë deklarata për mediumet greke-radio greke e cila më pas e ka përkthyer deklaratën e tij dhe e ka publikuar si artikull, në të cilin pas verifikimit të atij artikulli dhe përkthimit të lexuar, shihet një sarkazmë me fakte të shtrembëruara. Në fakt, lirisht mund të themi gënjeshtra të cilat i thotë për Kosovën dhe basketbollin e Kosovës. Aty ka detaje të cilat janë të vërteta për shembull, të ftohtit në palestra, mungesa e ngrohjes gjatë dimrit e këto qëndrojnë. Mirëpo ajo pjesa në të cilën ai përmend faktin se në Kosovë njerëzit e basketbollit nuk e njohin basketbollin, nuk i njohin lojtarët në botë dhe se atë që e thotë me cinizëm, ”Michael i vetëm të cilin e njohin është Michael Jackson, nuk kanë dëgjuar as për Michael Jordanin”, është fyese dhe thjeshtë është mosrespekt për mbështetjen dhe respektin që mbarë opinioni kosovar ka treguar për Christos Marmarinos që nga momenti i parë e deri në largimin e tij. Përkundër faktit të mungesës së rezultateve, punës jo-profesionale që e ka bërë dhe të cilën e kemi përmendur në fund të mandatit të tij. Ato fakte të cilat edhe i kanë dhënë bashkëpunëtorët e tij, ish ndihmës-trajnerët e tij te Kosova. Sidoqoftë ky është një reagim i imi personal, do të thotë është marre, është turp për Marmarinos i cili ka pasur mikpritje të madhe në Kosovë, të shprehet në një mënyrë të tillë dhe kjo më shumë flet për të, sesa për basketbollin e Kosovës.

Përndryshe, unë sot kam kontaktuar me Marmarinos përmes dërgimit të një porosie me zë (voice message) dhe i kam dërguar pyetjet në të cilat po pres përgjigjjen e tij lidhur me arsyjet se pse ka dhënë deklarata të tilla, përplot me të pavërteta. Fillimisht kam kërkuar nga ai që të pohojë apo mohojë nëse artikulli i përkthyer është i saktë, apo është nxjerrur nga konteksti, sidoqoftë jemi në pritje të përgjigjjes së tij. A.F”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.