Basketboll

Ekskluzive: Marmarinos i përgjigjjet Agon Fehmiut

Ish selektori i Kosovës ka dhënë prononcimin e parë pas akuzave për basketbollin tonë

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish selektori i Përfaqësueses së Kosovës A, Christos Marmarinos ka folur dhe sqaruar për herë të parë një intervistë të tij të dhënë ditë më parë për një medium grek, ku kishte folur shumë rëndë për basketbollin e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme, autori i emisionit ekskluziv në trojet shqiptare për basketboll, Agon Fehmiu i është drejtuar ish-selektorit të Kosovës duke kërkuar sqarime rreth atyre deklarimeve ndërkohë Marmarinos i ka kthyer përgjigjje.

Agon, besoj se je mjaft i zgjuar dhe me përvojë që të mos gjykosh diçka jashtë kontekstit… nuk e kam idenë se çfarë është shkruar, kam shumë ditë që jam jashtë vendit… Megjithatë e di saktësisht se çfarë thashë! Nëse dikush duhet të ofendohet, ata janë serbët, sepse unë thashë çdo gjë për gjenocidin e regjimit serb mbi popullin shqiptar të Kosovës. Unë shpjegova konkretisht se si një brez që luante me Radja dhe Kokocin, përfundoi duke mos ditur basketboll”, thotë fillimisht Marmarinos në përgjigjjen drejtuar Agonit, duke u munduar të arsyetohet se intervista dhënë mediumit grek është devijuar nga realiteti që ai kishte thënë.

Marmarinos sqaroi pjesën e intervistës ku aludon se shqiptarët nuk i njohin as figurat më madhore të basketbollit, si Michael Jordan.

Incidenti i Michael Jordan dhe Michael Jackson ishte një shaka që Dritro Sefaja, ndihmës trajneri im, më tha se një nga lojtarët e tij që po stërvitej i tha atij dhe ishte pikërisht ajo që e thashë në radio. Është shumë e lehtë të biesh viktimë e propagandës”, shprehet greku që tash punon si skaut tek skuadra e NBA-së, Sacramento Kings.

Marmarinos thotë se FBK i ka mbetur borxh në aspektin financiar dhe prej vitesh nuk ka asnjë kontakt me zyrtarët e saj, përveç ish drejtorit të Përfaqësueses, Granit Rugova të cilin thotë se e konsideron si vëlla.

Ajo që nuk është propagandë ishte se unë nuk kam as një pjesë të vetme nga të hollat që FBK mi ka borxh. Absolutisht ska asnjë arsye pse ka ndodhur kjo, prej vitesh nuk kam folur me presidentin apo me ndonjë anëtar zyrtar të federatës, përveç Granitit (drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës, ish-zyrtar i FBK-së), që e konsideroj vëlla”.

46 vjeçari nuk e pranon as faktin se ka pasur rezultate shumë të dobëta nën drejtimin e Kosovës, sa ishte selektor i saj.

Sa i përket rezultateve, mund të them se jam ofenduar nga komenti juaj… çfarë nuk ju pëlqeu saktësisht? Fitorja ndaj Islandës? Fitorja e parë si mysafir në histori të Kosovës? Ne mund të shikojmë vlerën e lojtarëve, kontratat e tyre dhe të flasim. P.sh. Sllovakia, shembulli i Vladimir Brodzianskyt. (Alo/qendër e Juventut Badalona)”.

Ai insiston se intervista për mediumin grek është devijuar nga konteksti real që ai ka thënë.

Kam thënë më shumë gjëra të mira se të këqija. Shumë, më shumë… natyrisht se gjërat e këqija shiten më mirë. (E ka fjalën për publikimin nga mediat e Kosovës)”.

Marmarinos thotë se zgjedhja e tij për të ardhur në Kosovë ishte e vështirë, për shkak se do i kufizonte vetes shanset për të punuar ndonjëherë në Serbi, por ai e bëri dhe thotë se Kosovën e ndihmoi edhe në formë diplomatike tek politika.

Zgjedhja ime që të vij te Kosova e kam ditur se do të thotë të jesh në një anë të konfliktit dhe e kam ditur se do të kufizohen shancat që unë të punoj ndonjëherë më në Serbi. Fatmirësisht ambasadori kosovar (në Greqi) e di se si e kam ndihmuar vendin tuaj në nivelin diplomatik dhe të gjitha që unë i kam bërë prapa dyerve të mbyllura, gjëra që askush nuk i di”, thotë Marmarinos.

Krejt në fund të intervistës, Marmarinos deklaron se në Kosovës krijoi miqësi dhe përvoja të reja, por jo edhe para e për të cilën thotë se një trajner profesionist të punojë dhe të mos paguhet, nuk është profesionale. Megjithatë vazhdon ta dojë kohën e kaluar dhe njerëzit në Kosovë.

”Dhe, dua t’iu them një gjë për fund që kam thënë në këtë intervistë… prezenca ime në Kosovë, më krijoi shumë miq e përvoja të mira, jo para… dhe kur një trajner profesional punon e nuk paguhet, atëherë kjo nuk është profesionale. Unë flej mirë natën sepse unë e di se marrëdhëniet mes dy vendeve (Greqisë dhe Kosovës) janë më të mira pas kohës time në Kosovë. Kjo është fakt. Si një idealist që jam, kjo ka vlerë më shumë se sa paraja (nuk kam marrë paratë që më takojnë) dhe premtimeve të parealizuara nga federata. Unë ende e dashuroj kohën time atje dhe njerëzit e Kosovës. Ngushëllime për vdekjen e babait tënd, z. Arsim Fehmiu”, mbyll përgjigjjet e tij, Marmarinos.
____________________________

Për hir të korrektësisë, AsistiOnline.com sjell edhe përgjigjjet e plota dhe formën se si i ka dërguar ato Marmarinos të cilat i gjeni si në vijim:

Agon, besoj se je mjaft i zgjuar dhe me përvojë që të mos gjykosh diçka jashtë kontekstit… nuk e kam idenë se çfarë është shkruar, kam shumë ditë që jam jashtë vendit… Megjithatë e di saktësisht se çfarë thashë! Nëse dikush duhet të ofendohet, ata janë serbët, sepse unë thashë çdo gjë për gjenocidin e regjimit serb mbi popullin shqiptar të Kosovës. Unë shpjegova konkretisht se si një brez që luante me Radja dhe Kokocin, përfundoi duke mos ditur basketboll. Incidenti i Michael Jordan dhe Michael Jackson ishte një shaka që Dritro Sefaja, ndihmës trajneri im, më tha se një nga lojtarët e tij që po stërvitej i tha atij dhe ishte pikërisht ajo që e thashë në radio.

Është shumë e lehtë të biesh viktimë e propagandës…

Ajo që nuk është propagandë ishte se unë nuk kam as një pjesë të vetme nga të hollat që FBK mi ka borxh. Absolutisht ska asnjë arsye pse ka ndodhur kjo, prej vitesh nuk kam folur me presidentin apo me ndonjë anëtar zyrtar të federatës, përveç Granitit (drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës, ish-zyrtar i FBK-së), që e konsideroj vëlla.

Sa i përket rezultateve, mund të them se jam ofenduar nga komenti juaj… çfarë nuk ju pëlqeu saktësisht? Fitorja ndaj Islandës? Fitorja e parë si mysafir në histori të Kosovës? Ne mund të shikojmë vlerën e lojtarëve, kontratat e tyre dhe të flasim. P.sh. Sllovakia, shembulli i Vladimir Brodzianskyt. (Alo/qendër e Juventut Badalona)

Kam thënë më shumë gjëra të mira se të këqija, shumë, më shumë… natyrisht se gjërat e këqija shiten më mirë. (E ka fjalën për publikimin nga mediat e Kosovës).

Është shumë e lehtë që nga një intervistë 40 minutëshe të nxjerrësh gjërat që ju i dëshironi. Nëse dëshironi, mund të bëjmë një paraqitje të drejtpërdrejtë në emisionin tuaj dhe mund të flas të gjitha me ju. S’ka nevojë për video deklarata dhe telefonata me askënd. Më telefononi në Skypë gjatë emisionit tuaj në mënyrë të drejtpërdrejt dhe më pyesni gjithçka që dëshironi.

Zgjedhja ime që të vij te Kosova e kam ditur se do të thotë të jesh në një anë të konfliktit dhe e kam ditur se do të kufizohen shancat që unë të punoj ndonjëherë më në Serbi. Fatmirësisht ambasadori kosovar (në Greqi) e di se si e kam ndihmuar vendin tuaj në nivelin diplomatik dhe të gjitha që unë i kam bërë prapa dyerve të mbyllura, gjëra që askush nuk i di.

Dhe, dua t’iu them një gjë për fund që kam thënë në këtë intervistë… prezenca ime në Kosovë, më krijoi shumë miq e përvoja të mira, jo para… dhe kur një trajner profesional punon e nuk paguhet, atëherë kjo nuk është profesionale. Unë flej mirë natën sepse unë e di se marrëdhëniet mes dy vendeve (Greqisë dhe Kosovës) janë më të mira pas kohës time në Kosovë. Kjo është fakt. Si një idealist që jam, kjo ka vlerë më shumë se sa paraja (nuk kam marrë paratë që më takojnë) dhe premtimeve të parealizuara nga federata. Unë ende e dashuroj kohën time atje dhe njerëzit e Kosovës.

Ngushëllime për vdekjen e babait tënd, z. Arsim Fehmiu.

 

Komentet janë të mbyllura.