Basketboll

Prishtina fiton thellë ndaj Pljevljës në Ligën Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka fituar me rezultat të thellë përballjen ndaj ekipit malazez, Pljevlja në Ligën Ballkanike.

Bardhekaltërit triumfuan me rezultatin e thellë 107-82.

I gjithë rosteri prishtinas sonte u inkuadrua në lojë nga trajneri Albert Sylejmani, derisa më të dalluarit ishin: Dardan Berisha me 24 pikë, Steven Davis me 13 pikë, Derrick Wilson e Malcolm Armstead me nga 12 sosh.

Henrik Shirko debutoi me fanelën e prishtinasve, por në statistika nuk figuronte emri i tij.

Pas 3 ndeshjeve në këtë garë, Prishtina ka 2 fitore e 1 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.