Zyrtare: Henrik Shirko transferohet te Sigal Prishtina
Prishtinë(AsistiOnline) – Henrik Shirko është bërë me skuadër të re në basketbollin kosovar.
Kroati është prezantuar sot në rradhët e Sigal Prishtinës si transferi më i ri i tyre.
Shirko deri tash ishte pjesë e Golden Eagle Yllit, duke qenë prej lojtarëve kryesorë të ekipit derisa ka luajtur edhe në Pejë.
Shirko prej 4 vitesh luan në basketbollin kosovar dhe ka qenë lojtar tejet efikas kudo që ka luajtur.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.