Basketboll

Trepça dhe Bashkimi hapin sot xhiron e 13-të

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot hapet xhiro e 13-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Takimi i parë i ditës së sotme është ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, që pritet të jetë shumë interesant.

Mitrovicasit janë në vendin e parë me dhjetë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, por së fundi kanë bërë ndryshime në shtabin teknik duke emëruar ish-trajnerin e ‘Xehetarëve’, Aleksandar Joncevski. Mitrovicasit kishin fituar duelin përballë prizrenasve në Prizren 77:99.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport 2 dhe Klan Kosova.

 

Komentet janë të mbyllura.