Basketboll

Prizreni dhe Ylli luajnë ndeshjen e parë për sot

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon me ndeshje xhiro e 13-të e Superligës së Kosovës.

Dueli i parë luhet mes Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit në palestrën “Sezai Surroi”.

Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e pesë humbje, duke e bërë sfidën shumë të barabartë dhe të dy skuadrat luajnë për fitore për të pasur plasman sa më të mirë në renditje.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport1.

Komentet janë të mbyllura.