Basketboll

Drilon Hajrizi basketbollisti i vitit në Kosovë për vitin 2023

Prishtinë(AsistiOnline) – Drilon Hajrizi është përzgjedhur basketbollisti i vitit në Kosovë për vitin 2023.

Në ceremoninë e FBK-së për laureatët e vitit në basketbollin kosovar e cila po mbahet sonte, basketbollisti i vitit i përzgjedhur nga FBK-ja është shpallur Drilon Hajrizi i KB Trepçës, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm tek ekipi mitrovicas dhe Përfaqësuesja e Kosovës A.

Driloni edhe edicionin 2023/24 e ka nisur me sukses, ku me Trepçën e kanë fituar Superkupën e Kosovës.

Driloni me Trepçën vitin e kaluar e fitoi Kupën e Kosovës, Superkupën Mbarëkombëtare, arriti në finale të Superligës dhe luajti me Kosovën A.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.