Basketboll

Ekskluzive: Vëllaznimi bën goditjen e madhe? afër marrëveshja me Daniel Lekndreajn

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi është sivjet padyshim hijeshia e basketbollit kosovar.

Gjakovarët që po zhvillojnë ndeshje fantastike në ”Shani Nushi” dhe po krijojnë atmosferë impozante me të cilën po ju merr lakmi e tërë Kosova, duket se sivjet i kanë hyrë seriozisht garës për trofe.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, drejtuesit e klubit tashmë e kanë gati marrëveshjen me basketbollistin shkodran, Daniel Lekndreaj i cili është rikthyer nga lëndimi dhe është 100% i gatshëm për të bërë paraqitje masive në parket.

Lekndreaj në stinorin e kaluar ishte pjesë e Bashkimit dhe padyshim që ishte prej lojtarëve më të mirë në ligë, pasi gjendej kudo në parket me kontribut të hatashëm.

Danieli në të kaluarën ka luajtur edhe te Prishtina e Peja, duke i bërë tifozët për vete me luftën e madhe për çdo fanelë që ka bartur.

Ai është pjesë e rregullt e Kombëtares Shqiptare të basketbollit, derisa mësohet se lëndimin që e ka pasur e ka lënë totalisht prapa, pasi ka punuar me profesionistët më të mirë mjeksorë në Shqipëri.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.