Basketboll

KB Prizreni prezanton alo qendrën amerikane të KK Plevljës

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Prizreni e ka prezantuar sot një transferim të ri për skuadrën.

Bardhezinjët kanë njoftuar se kanë shtuar në roster amerikanin, Montavious Murphy i gjatë 205 centimetra.

Klubi ka njoftuar se amerikani 23 vjeqar nga e mërkurja po stërvit me ekipin dhe do debutojë të dielën kundër Istogut.

Murphy në kolegj ka luajtur për ”Kansas State” në NCAA1, sivjet deri tani u paraqit me ekipin e KK Pljevlja në Superligën e Malit të Zi, ku ka pasur disa paraqitje edhe në BIBL League, derisa mesatarja e tij ka qenë 15 pikë e 6 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.