Basketboll

Bashkimi dhe Peja, dueli i dytë për sot

Prishtinë(AsistiOnline) – Dueli i dytë i ditës së sotme në elitën e basketbollit kosovar është ai mes Bashkimit dhe Pejës.

Dy klubet me rivalitet të moqëm afro gjysmë shekulli, sonte ndeshen në ”Sezai Surroi” për të kërkuar fitoren e madhe.

Deri tani, prizrenasit kanë katër fitore e nëntë humbje, derisa pejanët nëntë fitore e katër humbje, andaj luajnë për fitore në këtë takim mjaft interesant.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.