Basketboll

Prishtina dhe Vëllaznimi mbyllin sonte xhiron e 14-të

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros 14 në Superligën e Kosovës te meshkujt.

Prishtina e pret Vëllaznimin në kryeqytet në ndeshjen e cila luhet në sallën ”1 Tetori”.

Bardhekaltrit numërojnë tetë fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një sfidë interesante në kryeqytet.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport2.

 

Komentet janë të mbyllura.