Basketboll

Ylli befason me transferin e ri, zyrtarizon ish lojtarin e Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka prezantuar sot transferin e parë në vitin e ri 2024.

Klubi therandas ka njoftuar për marrëveshje me ish lojtarin e Sigal Prishtinës në stinorin e kaluar, Nate Grimes.

Lojtari është i gjatë 202 centimetra dhe në stinorin aktual ka qenë pjesë e ekipit nga Liga e dytë e Japonisë ”Iwate Big Bulls” ku në 11 ndeshje kishte luajtur me mesatare prej 8.7 pikëve e 9.2 kërcimeve.

Grimes te Prishtina në edicionin e kaluar u paraqit në 11 ndeshje të Superligës së Kosovës me mesatare prej 9.2 pikëve e 5.5 kërcime.

Grimes ka bërë karrierë edhe në Gjermani, Izrael, Finlandë e Belgjikë. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.