Basketboll

Liga Unike e femrave nis në fund të janarit, Bashkimi, Penza dhe Prishtina garojnë nga Kosova

Pas dakordimit mes Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe asaj të Kosovës, Liga Unike te femrat do të fillojë më 23/24 janar për edicionin e ri.

Edhe në këtë edicion do të marrin pjesë gjashtë skuadra, tri më të mirat e Kosovës dhe Shqipërisë, të renditura për edicionin e kaluar në ligat e tyre vendore.

Sipas njoftimit të FBK-së, gjithsej do të zhvillohen dhjetë xhiro, ku secila do të përballet me secilën, si vendas dhe si mysafir.

Më pas do të zhvillohet Final 4, me katër skuadrat më të mira në renditje. Final 4 do të zhvillohet më 2/3 prill në Kosovë, ku do të përcaktohet kampioni i kësaj lige.

Partizani është kampion aktual i Ligës Unike Femrat, ndërsa në edicionin e parë kishte triumfuar Prishtina.

Liga Unike Femrat

Java I  23/24 Janar 2024

Partizani-Prishtina

Bashkimi-Flamurtari

Tirana-Penza

Java 2-30/31 JANAR 2024

Prishtina-Penza

Flamurtari-Tirana

Partizani-Bashkimi

Java 3- 6/7 SHKURT 2024

Bashkimi-Prishtina

Tirana-Partizani

Penza-Flamurtari

Java 4-13/14 SHKURT 2024

Prishtina-Flamurtari

Partizani-Penza

Bashkimi-Tirana

Java 5-21/21 SHKURT 2024

Tirana-Prishtina

Penza-Bashkimi

Flamurtari-Partizani

Java 6-27/28 SHKURT 2024

Prishtina-Partizani

Flamurtari-Bashkimi

Penza-Tirana

Java 7-5/6 MARS 2024

Penza-Prishtina

Tirana-Flamurtari

Bashkimi-Partizani

Java 8-12/13 MARS 2024

Prishtina-Bashkimi

Partizani-Tirana

Flamurtari-Penza

Java 9-19/20 MARS 2024

Flamurtari-Prishtina

Penza-Partizani

Tirana-Bashkimi

Java 10-26/27 MARS 2024

Prishtina-Tirana

Partizani-Flamurtari

Bashkimi-Penza

Komentet janë të mbyllura.