Basketboll

Sfida interesante mes Prizrenit e Pejës e mbyll sonte xhiron 16-të

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte mbyllet xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës me një duel shumë interesant.

Në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren, ekipi me po të njejtin emër e pret Pejën.

Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me pesë fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët janë në vendin e dytë me 11 fitore e katër humbje. Sfida pritet të jetë interesante për të përmbyllur këtë xhiro, ndërsa stinori pranveror pritet të jetë shumë interesant.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.

 

Komentet janë të mbyllura.