Basketboll

Ylli – Istogu, ndeshja e parë për sot

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon me ndeshje xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Ylli i Therandës e pret në ”13 Qershori” ekipin e Istogut.

Momentalisht, therandasit janë në vendin e katërt me nëntë fitore e gjashtë humbje, ndërsa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 15 humbje.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport1.

Komentet janë të mbyllura.