Under Header

spot_img

Ekskluzive: Vëllaznimi afër marrëveshjes me trajnerin kroat, Vladimir Krstic

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi duket se është afër zyrtarizimit të trajnerit të ri për ekipin.

Pas ndarjes së rrugëve me kroatin Josip Plantak, duket se gjakovarët nuk do të ndryshojnë nacionalitetin pasi janë në bisedime me kroatin tjetër, e që sipas burimeve të AsistiOnline.com është Vladimir Krstic.

Krstic së fundmi ka drejtuar ekipin kroat të Goricës, derisa ka ushtruar zejen e trajnerit edhe tek disa ekipe tjera kroate.

Trajneri në fjalë nga viti 2017 e deri n2 2022 ka qenë ndihmës trajner tek Kombëtarja A e Kroacisë për meshkuj, madje ishte pjesë e saj edhe në Eurobasketin e fundit. Në vitin 2016, ai ka udhëhequr si trajner i parë edhe Kombëtaren U16 të Kroacisë.

Vlen të ceket se Krstic ka karrierë tejet të pasur edhe si lojtar duke luajtur në ekipe të njohura si: Cibona, Varese, Rytas, Zara, Cedevita etj.

/AsistiOnline.com

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds