Basketboll

Penza përforcohet me një amerikane, pritet edhe një tjetër

Prishtinë(AsistiOnline) – Penza po vazhdon të përforcohet për pjesën e dytë të kampionatit në basketbollin kosovar femëror.

Ekipi pejan ka përforcuar rradhët e veta me lojtaren fundore, Davion Wingate e gjatë 168 centimetra.

Lojtarja në fjalë ka shumë përvojë prapa vetes, duke u paraqitur në Greqi, Zvicër, Suedi, Serbi e Turqi.

Në edicionin e kaluar në Turqi, Wingate kishte realizuar plotë 43 pikë në një ndeshje atje.

Mbetet të shihet se cila do jetë performanca e saj tek skuadra kosovare e Penzës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.