Basketboll

Bashkimi me fitore të thellë ndaj rivalit lokal, vazhdon serinë pozitive

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka vazhduar serinë pozitive prej 3 fitoresh rresht në Superligë e Kosovës.

Skuadra portokalli ka triumfuar ndaj Proton Cable Prizrenit me shifrat përfundimtare 77-58.

Ekipi i Prizrenit e filloi më mirë takimin, duke fituar periodën e parë 15-19, derisa tutje Bashkimi u këndell në tri periodat vijuese për ti fituar bindshëm ato dhe komplet ndeshjen.

Statistikat nga ndeshja nuk kanë funksionuar si duhet dhe ende nuk janë finalizuar.

Pas 18 xhirove, Bashkimi gjendet i 6-ti me 7 fitore e 11 humbje, derisa Prizreni mbetet i parafundit me 5 fitore e 13 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Prishtinës e Prizreni e pret Trepçën. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.