Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Peja rikthehet te fitoret, triumfon ndaj Yllit – AsistiOnline
Basketboll

Peja rikthehet te fitoret, triumfon ndaj Yllit

Skuadra e Pejës ka shënuar një fitore të madhe si mysafir i Golden Eagle Ylli, në ndeshjen e vlefshme në Superligën e Kosovës.

Peja mposhti me rezultatin 72:77 ekipin nga Suhareka në Palestrën “13 Qershori”.

Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Justin Davis, që realizoi 22 pikë dhe bëri gjashtë kërcime.

Kurse te skuadra vendase më i miri ishte Jan Palokaj, me 22 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime.

Kujtojmë që Peja vjen pas humbjes nga Trepça gjatë javës së kaluar.

Komentet janë të mbyllura.