Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Urbonas këndell Siauliain në Lituani, janë mposhtur vetëm nga gjiganti Zalgiris – AsistiOnline
Basketboll

Urbonas këndell Siauliain në Lituani, janë mposhtur vetëm nga gjiganti Zalgiris

Prishtinë(AsistiOnline) – Zydrunas Urbonas nuk i shkoi mirë aventura në Kosovë me Sigal Prishtinën, por në rikthimin e tij në Lituani po shkëlqen.

47 vjeçari, që mori drejtimin e Siauliait në fund të dhjetorit, ka arritur rezultate shumë pozitive duke rradhitur 5 fitore e pësuar vetëm një herë dhe atë nga gjiganti Zalgiris Kaunas që luan në Euroligë.

Jo më larg se sonte, Siauliai fitoi edhe ndeshjen e dytë çerekfinale në Kupën e Lituanisë ndaj Jonavas 72-83 (ndeshja e parë 77-80) dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e madhe.

Të kujtojmë se Urbonas udhëhoqi Prishtinën që nga fillimi i këtij edicioni, duke mos mundur të ketë rezultate pozitive, ku Prishtina fillimisht u eliminua në gjysmëfinale të Kupës, gjendet nga mesi i tabelës në Superligë dhe edicionin e ri në BIBL e ka nisur me humbje.

Duket se trajneri lituanez nuk arriti të ambientohet me basketbollin ballkanas dhe temperamentin e njerëzve këtu, pasiqë shihet se kualitetet nuk i mungojnë, por ja që jo çdoherë gjërat shkojnë ashtu si duam. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.