KBF Prishtina përforcohet me një lojtare me shumë përvojë, para finales së Kupës
Prishtinë(AsistiOnline) – Një edicion fantastik po zhvillohet sivjet në Superligën e Femrave me ekipet që po rivalizojnë së tepërmi mes vete.
Këtë më së miri e dëshmojnë edhe transferet e shumta të skuadrave siç po ndodh edhe me Prishtinën, që duket se po përforcohet maksimalisht para ndeshjeve të Kupës.
AsistiOnline.com ka mësuar se klubi kryeqytetas ka përforcuar rradhët e veta me lojtaren e pozitave 3/4, Jacqueline Castro.
Amerikano-meksikanja e gjatë 188 centimetra, ka përvojë tejet të madhe pasi ka luajtur në shumë shtete si: Spanjë, Greqi, Lituani, Australi, Suedi, Meksiko, Finlandë, Puerto Rico etj.
Në edicionin e fundit është paraqitur në Kolumbi me ekipin e Hormigas në 3 ndeshje me 19.3 pikë e 10.3 kërcime për ndeshje.
Castro është lojtarja e tretë e huaj te Prishtina dhe me këtë transferim ekipi prishtinas mbyll angazhimet e huaja për sivjet.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.