Basketboll

Sot hapet xhiro e radhës me derbin në Gjakovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nis xhiro e 19-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Dueli i parë i kësaj jave dhe që vlerësohet edhe si kryendeshje, është mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, vendit të pestë, përkatësisht të katërt në renditje.

Kuqezinjtë kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë.

Vlen të ceket se Ylli sonte do të jetë “pa trajner” dhe ende nuk dihet se kush do ta drejtojë, pas largimit të grekut Kostas Flevarakis.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1 e Klan Kosova.

 

Komentet janë të mbyllura.