Basketboll

KBF Penza e fiton derbin lokal ndaj Pejës 03

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros në basketbollin kosovar femëror i ka takuar Penzës.

Në derbin lokal të skuadrave pejane, Penza fitoi ndaj Pejës 03 me rezultat 65-72.

Sara Vraniqi ishte më e dalluara sonte në rradhët e vashave pejane me 20 pikë, 4 asiste e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Davion Wingate me 19 pikë, 7 kërcime e 5 asiste dhe Saranda Daci me double-double prej 18 pikë e 15 kërcime.

Te Peja 03, Besjana Martinaj kishte 16 pikë, Alexis Jones 15 dhe Zërina Shatri shtoi 12 pikë.

Pas 17 xhirove, Penza ka 6 fitore e 11 humbje në vendin e katërt, ndërsa Peja 03 ka 9 fitore e 8 humbje si e treta.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.