Basketboll

Ylli befason me zgjedhjen, prezanton trajnerin Petar Mijoviq

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy herë kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli e ka prezantuar sot trajnerin e ri.

Therandasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin e njohur malazez, Petar Mijoviq.

Kemi arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Petar Mijovic. Tani objektivat janë të kjarta që me trajnerin kampion të rikthehemi tek titulli kampion”, shkruan në pjesën kryesore të njoftimit të klubit nga Theranda.

“Mijoviq sivjet u kërkua me ngulm edhe nga Prishtina, por kishte kontakte edhe me Bashkimin, por nuk u arrit marrëveshje e si duket oferta financiare e Yllit e ka bindur Mijoviqin të pranojë drejtimin e klubit tjetër kosovar.

AsistiOnline.com ka mësuar më herët se ”Coach Peko” ka nisur punën te therandasit prej dy ditësh. /AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.