Basketboll

Ylli e pret Prizrenin në mbyllje të xhiros

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e fundit për xhiron e 20-të nga Superliga e Kosovës zhvillohet në Therandë.

Në këtë ndeshje takohen, Ylli dhe Prizreni, dy ekipe që sivjet s’po e gjejnë formën konstante dhe për të nisur një fillim fitoresh, kërkojnë që sonte të bëjnë një gjë të tillë.

Deri tani, therandasit janë në vendin e katërt me 11 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit në vendin e shtatë me pesë fitore e 14 humbje.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport3.

 

Komentet janë të mbyllura.