Basketboll

Trepça dhe Ylli takohen sonte në ”Minatori”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet njëra prej ndeshjeve më interesante nga xhiro e 21-të e Superligës së Kosovës.

Trepça e pret në ”Minatori” ekipin e Yllit në një përballje që pritet të jetë shumë interesante.

Momentalisht, mitrovicasit janë liderë me 18 fitore e dy humbje, kurse therandasit kanë 12 fitore e tetë humbje dhe gjenden në vendin e katërt.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1.

 

 

Komentet janë të mbyllura.