Basketboll

Verdhezinjët paralajmërojnë lansimin e KB PEJA TV

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionja aktuale e Kosovës, Peja pritet të bëhet shumë shpejtë me kanal televiziv zyrtar të saj.

Kështu së paku ka paralajmëruar faqja zyrtare e klubit në Facebook, duke e prezantuar këtë risi si një ekskluzivitet për klubet sportive shqiptare dhe jo vetëm.

”Së shpejti edhe vizualisht me klubin e zemrës 24 orë në ditë, ku do sjellim gjithçka rreth Kampionit të Kosovës – nga aktualiteti e deri te momentet historike. Klubi ynë do jetë klubi i parë sportiv Shqiptar dhe një ndër klubet e vetme të Basketbollit në botë që do ketë TV Kanalin e saj”, shkruan një pjesë e njoftimit të klubit pejan.

Në vijim lexoni njoftimin e plotë të KB Peja:

 

Komentet janë të mbyllura.