Basketboll

Dita e sotme nis me finalen e Kupës së Ligës së parë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot luhet finalja e Kupës së Ligës së parë te meshkujt në eventin i cili po organizohet në Gjakovë.

Bora – New Basket, është finalja e madhe e kësaj kategorie me dy ekipet që synojnë trofeun.

Në duelet direkte sivjet në ligë, Bora ka dy fitore nga dy ndeshje ndaj New Basketit e sonte mbetet të shihet se kush do jetë me fat.

Ndeshja fillon nga ora 14:00 dhe transmetohet direkt në KSport.

 

Komentet janë të mbyllura.