Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Gjysmëfinalja e parë sot mes Trepçës e Yllit, Beçiragiq ndaj ekipit me të cilin bëri histori – AsistiOnline
Basketboll

Gjysmëfinalja e parë sot mes Trepçës e Yllit, Beçiragiq ndaj ekipit me të cilin bëri histori

Prishtinë(AsistiOnline) – Menjëherë sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

E ndeshja e parë gjysmëfinale është ajo mes Trepçës dhe Yllit, dy ekipe që para dy sezoneve ishin përballur në finalen e madhe për titull kampioni.

Në duelet direkte sivjet, dy fitore ka Trepça e një fitore ka Ylli, derisa sonte pritet të shkojë luftë e madhe për fitore.

Të kujtojmë se trajneri aktual i Trepçës, Adis Beçiragiq deri sivjet kishte drejtuar ekipin e Yllit me të cilët ka fituar dy tituj kampioni.

Ndeshja e sontme fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në KSport.

Komentet janë të mbyllura.