Basketboll

Finale e fortë edhe te femrat, një basketboll cilësor na pret

Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër në Gjakovë na pret edhe finalja e Kupës së femrave.

Bashkimi dhe Prishtina ndeshen në palestrën ”Shani Nushi” për të kërkuar fitoren e cila do ju sillte trofeun e çmuar.

Bashkimi është fitues aktual i këtij trofeu, derisa nesër mbetet të shihet se kush do të triumfojë, pasiqë sivjet basketbolli kosovar femëror është prje më interesantëve që nga paslufta.

Në duelet direkte sivjet, Bashkimi udhëheq 3 me 2 me fitore në të gjitha garat.

Finalja e nesërme nis nga ora 14:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport.

Komentet janë të mbyllura.