Basketboll

Sot fillon shitja e biletave ndeshjen me Irlandën

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se sot fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Irlandë.

FBK ka njoftuar çmimi është 4 euro dhe 2 euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshat.

Kështu tifozët kanë mundësi të ndihmojnë basketbollistët e Kosovës me përkrahjen e tyre dhe fëmijët e SOS Fshat.

Sfida ndaj Irlandës zhvillohet më 22 shkurt nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Shitja e biletave

Te Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë

E martë: 11:00-20:00

E mërkurë: 11:00-20:00
E enjte: 11:00- 19:00

Komentet janë të mbyllura.