Basketboll

Ylli prezanton edhe një lojtar të huaj, vjen nga Liga e parë italiane

Prishtinë(AsistiOnline) – Ardhja e trajnerit Petar Mijoviq ka sjellur edhe një ndryshim te lojtarët e huaj tek Golden Eagle Ylli.

Klubi therandas ka prezantuar sonte si transferim, amerikanin  Vince Cole i gjatë 198 centimetra.

Cole së fundmi është paraqitur në Ligën e parë të Italisë me ekipin e Cividale ku në 12 ndeshje ka pasur mesatare prej 11.3 pikë e 4 kërcime.

Cole përpos Italisë, sezonin e kaluar ka luajtur edhe në Holandë me Yoast United në 28 ndeshje me 22.3 pikë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.