Basketboll

Sot rikthehet Superliga me ndeshjen hapëse në Gjakovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot rikthehen ethet e elitës së basketbollit kosovar.

Ndeshja e parë zhvillohet në ”Shani Nushi” të Gjakovës mes Vëllaznimit e Pejës.

Në Gjakovë si gjithmonë edhe sonte atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme. Kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 12 humbje, kurse verdhezinjtë ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e gjashtë humbje.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova e Artsport1.

Komentet janë të mbyllura.