Basketboll

Ylli fiton thellë ndaj Istogut dhe barazohet me pikë me Prishtinën

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka arritur sonte fitoren më të thellë të stinorit.

Therandasit kanë triumfuar ndaj Istogut me shifrat e thella 63-133, në një ndeshje e cila nuk pati historik për asnjë moment pasi ekipi i Petar Mijoviq i dominoi të gjitha periodat.

Pothuajse i gjithë ekipi i Yllit shënoi pikë sonte e më të dalluarit ishin, Alonzo Verge Jr me 21, Vincent Cole debutoi me 16 pikë, 9 kërcime e 4 asiste në 21 minuta lojë, derisa 16 pikë kishte edhe Jan Palokaj e nga 15 kishin Jalen Nesbitt dhe Aaron Jones.

Te Istogu, Arian Azemi kishte 22 pikë dhe Orges Shatri shtoi 14 të tjera.

Me këtë fitore, Ylli barazohet me pikë me Prishtinën në pozitën e tretë me nga 14 fitore dhe nga 9 humbje të dyja ekipet.

Derisa në vikend zhvillohet pikërisht derbi mes këtyre dy ekipeve për pozitën e tretë e Istogu i shkon Bashkimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.