Basketboll

Malvina Haziri dhe Yll Kastrati, shpërblehen nga KOK-u me dy bursa mujore si ”Shpresa Olimpike”

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar sot se Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar kontratat me 44 bursistë të rinj “Shpresa Olimpike 2024”, të cilët do të mbështeten nga KOK-ut me paga mujore në vlerë 150 euro.

Aty thuhet se nga basketbolli janë përzgjedhur Malvina Haziri dhe Yll Kastrati, të cilët konsiderohen shpresa të basketbollit të Kosovës.

Sportistët iu takojnë moshës deri në 21 vjet, ndërsa vijnë nga 20 sporte të ndryshme olimpike.

Në total, numri i bursistëve të KOK, përfshirë 22 bursistët olimpikë për Lojërat Olimpike Paris 2024, pesë për Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, si dhe trajnerët, është 76.

Komentet janë të mbyllura.