Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Sonte në ASIST rikthehen meraklitë e basketit, bisedë shumë simpatike me ta – AsistiOnline
Basketboll

Sonte në ASIST rikthehen meraklitë e basketit, bisedë shumë simpatike me ta

Adhurues të basketbollit ASISTI 572 vjen me double aksionin e elitës së basketbollit kosovar dhe Superligës e cila zhvilloj dy xhiro gjatë 7 ditëve, ndeshjet e xhiros 23 dhe 24 që sollën super duele dhe super derbi.

Këto dy xhiro fantastike sjellin edhe mysafirë special që i japin hijeshi të jashtëzakonshme basketbollit kosovar dhe e promovojnë shumë në rrjete sociale: Meraklit e Basketit

Me ne sonte administratori i kësaj faqe dhe dikur komentator i NBA në Artmotion, Besim Xhemajli dhe ata që me debatet e tyre i japin kualitet dhe hijeshi përcjelljes së basketbollit kosovar Ardit Lipa dhe Robert Hashani.

Java që shkoi solli El Clasicon dramatike të basketbollit kosovar midis Sigal Prishtinës dhe Trepçës e cila u vendos në sekondat e fundit, në Gjakovë midis Vëllaznimit dhe Bashkimit që ishte duel direkt për Play Off u zhvillua një dramë e vërtet kurse xhiron 24 gjatë vikendit na përgatiti edhe 3 super ndeshje: Trepça – Peja dhe dy duele fantastike e dramatike Prizreni – Vëllaznimi dhe Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina.

Aksioni i dyfishtë sjell edhe raporte e analiza double dhe natyrisht dy shpallje të Pesësheve dhe MVP-ive të xhiros

– Çka mendojnë për rezultatet e xhirove 23 e 24?

– Si e shohin formën e skuadrave të tyre dhe atyre rivale?

– Pse dhe si i nguci Besimi, Arditin e Robertin për formën e tyre sivjet?

– Si iu përgjigjën Arditi e Roberti dhe çka thonë për Play Off?

– Kush është favorit dhe kush mund të befasoj?

– Çka mund të vendos në fund për titull?

Këto dhe shumë më shumë në intervistën me tre merklitë fantastik të Basketit që na kënaqën me bisedë dhe analiza.

Natyrisht edhe sonte ASISTI sjell lajmet e basketbollit femëror me Ligën Unike dhe Superligën e Femrave, Ligën Ballkanike dhe si çdo të hënë blloku shumë i dashur e special Shqiptarët në Botë, së bashku me lajmet më interesante të javës NBA në ASIST.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 572 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.