Basketboll

Fitorja e 8 me rradhë, Bashkimi siguron vendin e parë në Ligën Unike

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka arritur fitoren e rradhës në Ligën Unike për femra.

Klubi prizrenas ka triumfuar sonte ndaj Prishtinës në kryeqytet me rezultat 66-72.

Sarag Mgbeike ka qenë fantastike te Prishtina sonte me plotë 25 pikë, por shtuar edhe 9 kërcime, derisa u ndihmua shumë edhe nga Analys Benally e Adrienne Godbold me nga 12 pikë, derisa Përçuku shtoi 11 sosh e kapitenia Muhadri kishte 8 pikë e 9 kërcime.

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Asiane Johnson me 21 pikë e as Jade Williams me 20 pikë e 12 kërcime.

Pas 8 xhirove, Bashkimi ka po aq fitore në pozitën e parë dhe siguron pozitën lidere për play off  e Prishtina gjendet e dyta me 6 fitore e 2 humbje aktualisht.

Në xhiron e parafundit, Bashkimi i shkon Tiranës e Prishtina Flamurtarit në Vlorë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.