Basketboll

Xhiro e rradhës nga Superliga nis sot me duelin shumë interesant në Gjakovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nis të luhet xhiro e 25-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Përballja e parë do të zhvillohet në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Trepçës.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë dhe kanë siguruar “Play-off”-in, kurse ‘Xehetarët’ kanë siguruar vendin e parë dhe do të luajnë pa presion. Skuadra nga Gjakova numëron 11 fitore e 13 humbje, kurse ajo nga Mitrovica 22 fitore e dy humbje.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova e Sport1.

 

Komentet janë të mbyllura.