Basketboll

Derbi lokal prizrenas mbyll sonte xhiron, dy ekipet kërkojnë fitoren për play off

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej ndeshjeve më interesante nga xhiro e 25-të e Superligës së Kosovës te meshkujt, pritet të zhvillohet sonte në Prizren.

P.C Prizreni në cilësinë e skuadrës vendase e pret rivalin lokal, Bashkimin, në sfidën e cila nis sonte nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport1.

Deri tani, Prizreni ka shtatë fitore e 17 humbje, kurse Portokallezinjtë nëntë fitore e 15 humbje, andaj është një sfidë direkte që dërgon në garat e “Play-off”-it.

Kjo fitore do të jetë shumë e vlefshme për të dyja ekipet që po luftojnë për play off, me Bashkimin që nëse fiton sonte e siguron ”play off”-in, derisa P.C Prizreni nëse fiton mban gjallë shpresat për t’i ikur play out-it.

 

Komentet janë të mbyllura.