Basketboll

Peja e mposht thellë Plevlën në BIBL

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja ka vazhduar me fitore edhe këtë xhiro në Ligën Ballkanike.

Kampionia aktuale e Kosovës ka triumfuar ndaj ekipit malazez me rezultat super të thellë 105-75.

Pothuajse i gjithë ekipi verdhezi ka realizuar pikë sonte e më të dalluarit ishin Meriton Ismaili me 26 pikë dhe Justin Davis me 21 sosh.

Te Plevla, George Bradley Martin kishte 17 pikë e Darius McNeil 14 sosh.

Momentalisht Peja ka 5 fitore e 2 humbje, derisa Plevla nga 8 xhiro ka po aq humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.