Basketboll

Lejson Zeqiri shkëlqen ndaj ish skuadrës, Bashkimi e mposht Prishtinën

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka arritur sonte fitoren e parë sezonale ndaj Sigal Prishtinës në xhiron e 26-të nga Superliga e Kosovës.

Portokallinjët kanë triumfuar ndaj kryeqytetasve me rezultat 87-78, në një ndeshje shumë të ngushtë e cila u përcaktua në momentet e fundit.

Prishtinasit fituan ngushtë dy periodat e para (20-23, 23-24), për të mbyllur pjesën e parë me 4 pikë dallim (43-47), madje prishtinasit e nisën pak më mirë edhe çerekun e tretë (21-23), por prizrenasit ndezën motorët në periudhën vendimtare duke e fituar atë (18-13) e mjaftueshme për fitoren e madhe.

Lejson Zeqiri ishte dukshëm lojtari më i mirë te Bashkimi sonte në këtë fitore me plotë 26 pikë, por shtoi edhe 9 kërcime, për tu pasuar nga Altin Morina me 16 pikë, Jalan McCloud me 12 sosh.

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Diamond Stone me 21 pikë e Derrick Wilson me 17 sosh.

Pas 26 xhirove, Bashkimi gjendet i 5-ti me 11 fitore e 15 humbje, derisa Prishtina mbetet e 4-ta me 15 fitore e 11 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Trepçës e Prishtina i shkon Pejës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.