Basketboll

Ylli dhe Vëllaznimi masin forcat në Therandë

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e dytë për sonte në Superligën e Kosovës zhvillohet në Therandë.

Ylli e pret në ”13 Qershori” skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova.

Dy skuadrat tashmë kanë siguruar “Play-off”-in, por synojnë rangim final sa më të favorshëm. Ylli është në vendin e tretë me 16 fitore e nëntë humbje, kurse kuqezinjtë janë në vendin e pestë me 11 fitore e 14 humbje.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.

Komentet janë të mbyllura.