Basketboll

Peja me fitore të lehtë ndaj Istogut

Peja shënoi fitore të pritur ndaj Istogut me rezultat 66:101 (20:25, 10:19, 20:17, 16:30), në sfidën që u zhvillua në ‘Karagaçi’, në kuadër të javës së 26-të në Prince Caffe Superligës.

Periudha e parë dhe e tretë ishin të barabartë, por dallimi i madh në çerekun e dytë dhe të katërt ishte i mjaftueshëm, që pejanët të rikthehen te fitorja me shifrat 66:101.

Arian Azemi shënoi 16 pikë për istogasit, kurse Sadio Doucoure kishte 18 pikë e 12 kërcime për kampionët.

Peja është e dyta me 18 fitore e nëntë humbje, ndërsa Istogu i fundit me një fitore e 25 humbje.

Komentet janë të mbyllura.