Basketboll

20 fitore në 20 ndeshjet e fundit, Trepça vazhdon super formën edhe ndaj Bashkimit

Trepça po vazhdon me fitore në Prince Caffe Superligë, ku në xhiron e 27-të mundi Bashkimin 92:78 (37:23, 9:25, 23:13, 23:17), që ishte e 20-ta radhazi në elitë.

Çereku i parë u karakterizua me shumë pikë të shënuara, sidomos nga vendasit që u shkëputen, duke e fituar këtë pjesë 37:23. Por, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, për të bërë përmbysjen në 40:48, por me gjashtë pikë radhazi nga mitrovicasit, pjesa e parë përfundoi 46:48.

Megjithatë, ‘Xehetarët’ u këndellen në periodën e tretë, ku ishin më të mirë dhe shifrat pas 30 minutash ishin 69:61. Edhe në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Trepça fitoi 92:78.

Te vendasit më i miri ishte Drilon Hajrizi me 27 pikë e shtatë kërcime, kurse Isiah Umipig shënoi 22 pikë për mysafirët.

Trepça ka 25 fitore e dy humbje, kurse Bashkimi numëron 11 fitore e 16 humbje.

Komentet janë të mbyllura.