Basketboll

Super-derbi i basketbollit kosovar mes Pejës e Prishtinës luhet sonte

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet super-derbi i basketbollit kosovar mes Pejës e Prishtinës.

Kampionët synojnë të mbesin në pozitën e dytë për tu kualifikuar direkt në gjysmëfinale, kurse prishtinasit të fitojnë derbin dhe për tu motivuar para garave vendimtare.

Deri tani, verdhezinjtë kanë 18 fitore e tetë humbje, ndërsa bardhekaltrit 15 fitore e 11 humbje.

Ndeshja fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në KSport.

 

Komentet janë të mbyllura.