Basketboll

Xhiro mbyllet sonte në Prizren me një duel ndeshje mjaft interesante

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte mbyllet xhiro e 27-të e Superligës me një duel mjaft interesant.

Bëhet fjalë për sfidën mes Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit, ku prizrenasit do të luajnë në “Play-out”, kurse therandasit synojnë gjysmëfinalen e “Play-off”-it.

Basketbollistët prizrenas numërojnë shtatë fitore e 19 humbje, ndërsa ata therandas 17 fitore e nëntë humbje.

Ndeshja fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Sport1

 

 

Komentet janë të mbyllura.